Valamar Tale është një projekt rezidencial dhe turistik që po zhvillohet në zonën e Tales, në një vendndodhje unike mes deltës së lumit Mat dhe brigjeve të Adriatikut.
Ky projekt vizionar është konceptuar si një hapësirë moderne, në harmoni të plotë me natyrën dhe habitatin e rrallë të zonës.
Projekti shtrihet mbi 7 ishuj me vila, apartamente dhe një hotel me 5 yje, të ndërlidhur natyrshëm mes tyre, duke krijuar një strukturë arkitektonike unike.
Nën vizionin e arkitektit të njohur japonez Toyo Ito, çdo ishull është projektuar si një hapësirë e gjelbëruar me shesh pushime dhe ambiente argëtuese, të ndërthuruara në mënyre perfekte me ambientin përreth.